Kombëtare

Kërcet arma që në mëngjes/ Plagoset me armë zjarri 29-vjeçari, e pëson keq autori

Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të kësaj të diele në Kavajë.

Policia bën me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysëm ndjekje dhe kërkimesh është vënë në pranga.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i plolicisë:

Më datë 24.05.2020, rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, në Kavajë, për motive ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M.Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.