SPORT

Kërcënon në rrjetet sociale se do t’i vrasë 150 tifozë, arrestohet nga policia

Policia ka arrestuar një përdorues të rrjeteve sociale pasi ky i fundit kërcënoi se do të vriste 150 tifozë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të fazës ‘play-off’ mes Portsmouth dhe Sunderlandit në Ligën e Tretë të Anglisë.

Kërcënimet e publikuara në rrjetin social Twitter nga përdoruese “Kieran” ishin parë nga organet e rendit.

“Unë do të vras tifozë të Portsmouthit duke i xhiruar ata për t’ua kujtuar juve bombardimet që ndodhën në Mançester”, ishte postimi i ‘Kieran’.

Image

Postimi i lartëcekur u pasua nga: “Bomba do t’i shokojë tifozët e Portsmouth dhe të gjithë do të vdesin. Haha, do të jetë kënaqësi”.

Pas kësaj, Portsmouth u zotua se do ta shtojë sigurinë për këtë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.