Kombëtare

Kërcënon me jetë punonjësit e bashkisë, arrestohet 61-vjeçari (VIDEO)

Një 61-vjeçar,  është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Valiasi” pasi akuzohet se  ka kërcënuar punonjësit e bashkisë Kamëz.

Ky shtetas është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S.,.

Për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në vendngjarje kanë mbërritur dy shërbime të patrullës dhe specialistë për  hetimin e krimit.

Gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.