Kosova

Kërcënohet Vjosa Osmani, reagon…

Nëpërmjet një reagimi, KMDLNj-ja ka dënuar kërcënimin që i është bërë Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani – raporton Kosova.info

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka reaguar pas raportimit se Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, është kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ja reagimi i plotë:

KMDLNJ E DËNON KËRCËNIMIN NDAJ KRYETARES SË KUVENDIT, VJOSA OSMANI !

Sipas raportit të Policisë së Kosoves dhe burimeve brenda Kuvendit të Kosovës që i janë dhënë KMDLNj-së, kryetarja e Kuvendit të Kosoves, zonja Vjosa Osmani, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale. Nuk është hera e parë që udhëheqësit më të lartë të shtetit apo familjarët e tyre kërcënohen ndërkaq numri i atyre që kërcënojnë dhe trajtohen nga drejtësia është fare i vogël.

KMDLNj kērkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga njësia kundër krimeve kibernetike tē bëjë hetime të shpejta dhe profesionale në mënyrë që kërcënuesi /it të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Kërcënimet që u bëhen bertësve më të larta të posteve në Kosovë në përgjithësi dhe në rastin konkret ndaj kryetares së Kuvendit , zonja Vjosa Osmani janë edhe sulme ndaj institucioneve të shtetit që i drejtojnë e që nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë.

KMDLNj e dënon kërcënimin ndaj kryetares së Kuvendit duke e mbështetur punën e saj në kuadër të mandatit kushtetues sikur që kërkon të mos paragjykohet motivi apo kërcënuesit e mundshëm, deri në përfundim të hetimeve./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.