Kosova

Kërcënohet prokurorja e rastit “Pronto”

Drita Hajdari, prokurore e Prokurorië Speciale ka deklaruar se ka pranuar kërcënime serioze sot.

Ajo tha për KALLXO.com se gjendet në polici ku e ka lajmëruar rastin.

“Mund të konfirmoj se kam pranuar kërcënime serioze. Jam në polici për momentin. Kjo është krejt pasojë e fushatave linquese ndaj meje”, tha Hajdari.

Drita Hajdari është prokurorja që ka ngritur aktakuzën në rastin e ashtuquajtur “Pronto”.

Lidhur me këtë rast ku janë akuzuar ndër të tjerë ish-deputeti Adem Grabovci dhe ish-ministri Besim Beqaj, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka liruar nga akuzat.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483