Kosova

Kërcënohet me jetë Gazmend Muhaxheri

Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Komunës së Pejës, është kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale – shkruan Kosova.info

Këtë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Me datën 14 nëntor ka ndodhur kanosja, ndërsa me 15 nëntor, rasti është raportuar në polici. Rreth orës 15:26, kryetari ka pranuar një kanosje përmes dy rrjeteve sociale.  Menjëherë policia i është përgjigjur rastit” – ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Rasti është duke u hetuar./Kosova.info/