Kërcënimet rajonale, ushtria australiane planifikon të lejojë rekrutët nga vendet e huaja

Forca Australiane e Mbrojtjes (ADF) do të lejojë rekrutët nga vendet e huaja, përfshirë Britaninë e Madhe, për të qenë pjesë e ushtrisë së saj.

Australia po përballet me mungesa të regjistrimit, pasi kërkon të forcojë forcat e saj të armatosura përballë kërcënimeve rajonale në rritje, shkruan BBC.

Nga korriku, shtetasit e Zelandës së Re që janë banorë të përhershëm të Australisë mund të aplikojnë për t’u bashkuar në ushtrinë e Australisë, derisa nga viti i ardhshëm do të zgjerohet me rekrutët nga Britania e Madhe dhe vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë.

Ministri i Mbrojtjes Richard Marles tha se ndryshimet në kërkesat e përshtatshmërisë ishin “thelbësore për të përmbushur sfidat e sigurisë së vendit gjatë dekadës së ardhshme dhe më tej”.

Derisa, rekrutet nga vendet e huaja pritet të kenë të drejtë të marrin nënshtetësinë australiane pas 90 ditësh shërbimi.

Go to TOP