Kosova

“Keni abuzuar me lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës!”, i thuhet ambasadorit Heldt

KMDLNj-ja ia ka kujtuar ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt se qytetarët e Kosovës janë të abuzuar në aspektin e lirisë së lëvizjes – raporton Kosova.info

Ja reagimi i plotë i KMDLNj-së:

Pasi Gjermania e ka marrë presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Europian janë rritur pritjet dhe shpresat se qytetarët e Kosovës, më në fund do të përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave e që deri më tani padrejtësisht u ishte mohuar duke e kushtëzuar me kërkesa që nuk janë kërkuar nga vendet tjera të rajonit. Thuaja qe dy vite, sipas vlerësimit të ekspertëve si dhe raportuesve nga BE, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave por se nuk kanë përfituar me arsyetime të sajuara prapa të cilave ka qenë motivi kryesor : kushtëzimi me lëshime apo siç e thoni , fleksibilitet dhe kreativitet në këto bisedime me Serbinë ku Kosova do të ndahej humbëse. Liberalizimin e kushtëzuat me një demarkacion shumë të dyshimtë me Malin e Zi dhe pasi i mbështetët politikanët për muri, në shumë raste e ndoshta në të gjitha rastet vet ju ndërkombëtarët i keni formuar dhunshëm koalicionet qeverisëse, duke e dhunuar votën e lirë, me premtim të liberalizimit të vizave i detyruat ta votojnë demarkacionin për ta kthyer pastaj procesin në piken zero. Pra, këta politikanë që ju i quani të zhurmshëm janë prodhim vendor por paketimi dhe tregu politik është bërë nga ju, ndërkombëtarët që i keni përdorur dhe kryesisht keqpërdorur për aq kohë sa keni pasur nevojë për t’i hedhur pastaj poshtë si riska limoni të stërshtrydhura.

KMDLNj ua përkujton se këta politikanë  të zhurmshëm nuk kanë pasur aspak problem për viza për faktin se edhe në Ambasadën ku jeni ambasador, me procedurë të përshpejtuar janë pajisur me viza afatgjate për vete dhe familjarët në kohën që ata me sëmundje të rëndë kanë vdekur duke pritur një termin për aplikim për vizë. Sikur edhe studentët , ata që janë marrë me biznes si dhe të tjerët. Qytetarët e Kosovës, sa i përket lirisë së lëvizjes, si njëra ndër vlerat kryesore mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon BE, janë më të diskriminuarit kurse politikanët nuk e kanë ndjerë aspak këtë keqtrajtim që ua keni bërë qytetarëve të Kosovës. Aktualizimi i premtimit për liberalizim të vizave po e bëni në kohën kur po insistoni në një marrëveshje të ngutshme me Serbinë dhe kur po vlerësoni se e keni ekipin kosovar të përshtatshëm ndonëse e dini se kanë mungesë kapaciteti dhe kredibiliteti për bisedime që e përcaktojnë të ardhmen e Kosovës kur, në të njëjtën kohë , duke zbatuar standarde të dyfishta dhe drejtësi selektive, ku përkatësia etnike është përcaktuese për caktimin e pa-fajësisë, po bëni përpjekje të eliminoni politikanët e zhurmshët për të liruar dhe krijuar hapësirë për silent politikanët dhe yesman politikë. Duhet ta keni të qartë se nuk mund të merret asnjë vendim për Kosovën pa krahun e luftës dhe duke e eliminuar përmes gjykimit dhe dënimit ish UÇK sikur që duke lënë në opozitë 54 deputetë shqiptarë. Nuk mund të vendosin për Kosovën ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe që botërisht deklarojnë se presidenti i tyre është Aleksandar Vuçiq. Prandaj, krejt në fund Ju dhe ambasadorët tjerë i detyroheni një falje publike popullit të Kosovës që i keni trajtuar si qytetarë të rendit të dytë krahasuar me vendet e rajonit ndonëse në shumë fusha aspak nuk janë më të mirë se ne. Sa u përket politikanëve të zhurmshëm, nuk jeni as ju krejtësisht të pastër, si nëna e Cezarit, sa keni pasur nevojë për ta, ishin të mirë, tash u bënë të zhurmshëm. Të drejtat e njeriut janë universale kurse ju dhe kolegët tuaj në menyrë flagrante i keni shkelur këto të drejta duke u udhëhequr nga oportuniteti dhe oportunizmi politik./Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.