Show Biz

Këngëtarja shqiptare ofendon Rinën, e quan “lopë”

Që prej ardhjes së këngëtares Tayna në tregun muzikor është vërejtur që një rivalitet ka filluar në mes saj dhe Rina Balaj. Pothuajse në çdo rrjet social vërejmë se rivaliteti i tyre është i hapur dhe se vetë të dyja këngëtarët nuk kanë hezituar edhe ta shprehin publikisht këtë mospëlqim.

E së fundmi në mes këtij rivaliteti duket se ka hyrë edhe një këngëtare tjetër.

Bëhet fjalë për këngëtaren Gjira e cila njihet për muzikën rep që  e ka bërë kohë më parë.

Për mundësisë në Insta Story, “ Më pyet diçka”, një fans e pyeti Gjirën se çka mendon për Rinën?

E këngëtarja Gjira nuk shkroi asgjë përveç se në storjen e saj në fund të pyetjes bashkëngjiti një fotografi të lopës.

E kjo gjë duket se i ka rënë në sy fansave të Rinës të cilët menjëherë i thanë asaj se Gjira të ka quajtur lopë.

Mirëpo Rina me modestin vetëm se publikoi këngën e saj “Ska konkurrencë” duke rrumbullakuar pikërisht këtë fjalë duke shkruar “Let’s play”.

Se a do të përfundojë rivaliteti në mes këtyre rep këngëtareve apo do të vazhdojë edhe me tej mbetet të shihet. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.