Show Biz

Këngëtarja e njohur shtrohet me urgjencë në spital, dyshohet për overdozë heroine

Këngëtarja e njohur Demi Lovato është shtruar me urgjencë në spital pasi dyshohet se ka marrë overdozë heroine. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja amerikane, “TMZ” e cila citon burime nga departamenti i policisë së Los Angeles.

Këta të fundit ditën e djeshme morën një telefonatë urgjente nga shtëpia e këngëtares në kodrat e Hollywood-it dhe telefonuan ambulancën. Më pas Lavato u transportua menjëherë në spital. Sipas zëdhënëses së këngëtares Demi po e merr veten. Vetëm këto pak fjalë janë thënë për gjendjen shëndetësorë të aktores dhe këngëtares amerikane.

Demi Lovato ka pasur probleme vitet e fundit për shkak të abuzimit me lëndë narkotike. Në qershor ajo zbuloi se i ishte kthyer vesit pas 6 vitesh që nuk përdorte drogë. Ndërsa pak ditë më parë Daily Mail shkruante se këngëtarja sapo kishte dalë nga një klinikë rehabilitimi dhe se ajo nuk ndihej mirë.

Ndërsa në mes të turit të saj ajo kishte pushuar nga puna menaxherin e saj, Phil McIntyre. Burime pranë këngëtares kanë thënë se menaxheri është përpjekur që ta mbante larg telasheve. Vetëm një muaj më parë këngëtarja nxorri hirin e saj më të ri, ‘Sober.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.