Show Biz

Këngëtari Jeremih në kujdes intensiv, Covid-19 ia përkeqëson gjendjen

33-vjeçarit i është përkeqësuar gjendja pas infektimit me koronavirus.

Këngëtari i njohur amerikan, Jeremih, po ashtu është prekur nga virusi Covid-19, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Atij madje i është përkeqësuar gjendja dhe gjendet në kujdes intensiv. Është shtruar në spital në fillim të kësaj jave, ndërsa tani po përdor edhe oksigjeno-terapi.

Sipas burimeve të TMZ, nuk i dihet ende për sa kohë ai ka qenë i infektuar, por që gjendja e tanishme nuk është e mirë.

I pari që e bëri të ditur këtë ishte reperi 50 Cent, i cili lutej për shëndetin e mikut të tij.

Jeremy Phillip Flton (Jeremih) njihet për disa nga hitet e tij, përfshirë këngën “Birthday sex”.