Show Biz

Këngëtari i zhanrit ‘reggae’, Majek Fashek ndërron jetë në moshën 57 vjeçare

Këngëtari me prejardhje nga Nigeria, Majek Fashek, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur menaxheri i tij, teksa thekson se shkaku i vdekjes nuk i dihet ende, shkruan Metro.

Përmes rrjetit social Instagram, ai ka theksuar se këngëtari ndërroi jetë në gjumë, pasi qëndroi në New York të Amerikës.

“Ai ka bërë shumë për Nigerinë dhe Afrikën. Është e vërtetë, legjenda ka shkuar të takojë Zotin”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Fashek, emri i vërtetë i të cilit është Majekodunmi Fasheke, ishte i njohur përmes hiteve të tij “Send Down The Rain” dhe “So Long Too Long”.

Ai njihet edhe për punën me artistët ndërkombëtarë, si Snoop Dogg dhe Tracy Chapman.

Majek kishte publikuar katër albume gjatë karrierës së tij, duke filluar me “Prisoner of Conscience” në vitin 1989, ndërsa i fundit për të ishte “Little Patience” në vitin 2005.

Babai i katër fëmijëve kishte një numër të madh të problemeve shëndetësore në vitet e fundit.