Show Biz

Këngëtaja Sia adapton dy fëmijë në jetimore

Ylli i hitit “Together”, Sia, në janar e kishte konfirmuar lajmin se e ka adoptuar një djalë, por tani, kantautorja e famshme e ka zbuluar se është nën e dy djemve të adoptuar, që të dy në moshën 18-vjeçare të cilët i kishte marrë nën kujdesin e saj për shkak se ishin rritur në sistemin e jetimoreve, dhe nuk kishin ku të shkonin.

Në një intervistë të fundit kur u pyet për adoptimin e një djali, Sia shpjegoi: “Po. Në fakt unë i kam adoptuar dy djem vitin e kaluar. Që të dy ishin në moshën 18-vjeçare dhe po rriteshin në sistemin e jetimoreve. Prandaj, po, unë i kam adoptuar ata dhe i dua vërtetë shumë.”

Këngëtarja 44-vjeçare, gjithashtu ka folur për atë se si djemt e saj tinejxherë po ballafaqohen me jetën në karantinë, duke thënë se mbylljen në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, po e përjetojnë goxha vështirë.

Ylli i hitit “Chandelier”, Sia, ndër të tjera ka folur për një rast interesant që i kishte ndodhur pas adoptimit të djemve të saj, kur e kishte telefonuar DJ-in dhe producentin e njohur Diplo, për ta pyetur nëse ishte i interesuar të ketë marrëdhënie seksuale me të pa obligime.

“Shoqëria jonë sillet rreth faktit që ne kalojmë shumë kohë së bashku, dhe vazhdimisht mundohemi të mos kemi marrëdhënie seksuale mes veti në mënyrë që të mos e shkatërrojmë raportin tonë biznesor. Por në fillim të këtij viti unë ia dërgova atij një mesazh ku e pyeta: ‘Meqenëse je njëri nga pesë personat e vetëm të cilët më tërheqin seksualisht, dhe tashmë kam vendosur të qëndroj beqare për tërë jetën dhe i kam adoptuar dy djem të rritur, nuk kam kohë për lidhje romantike. Prandaj, nëse je i interesuar për marrëdhënie pa obligime, atëherë më telefono’,” kishte deklaruar Sia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.