Show Biz

Kënga e Luana Vjollcës kërcehet edhe në club-et spanjolle

Vetëm një muaj pas daljes së këngës “Mi dhe flakë mallit tim” në bashkëpunim me Bujar Qamilin, Luana Vjollca po korr sukses edhe me hitin e ri. “Vetëm ty” titullohet kënga që doli në tregun muzikor vetëm tre ditë më parë dhe deri tani ka marr shumë klikime në Youtube.

Por siç duket këngën e saj nuk është e suksesshme vetëm në Shqipëri, pasi ajo ka arritur të dëgjohet deri në Spanjë. Këtë gjë e ka treguar vetë bukuroshja bionde, e cila ka publikuar pak më parë një video në profilin e saj në Instagram, ku ka treguar se si spanjollët janë duke kërcyer me këngën e saj në një nga club-et e njohura atje.

“’Vetëm ty’ në një club në Spanjë. Ma zbukurove ditën “, ka shkruar Luana pranë videos e cila ka marrë shumë komente nga fansat.

#VetemTy ne nje club ne Spanjeee ??? Ma zbukurove diten @ben_kasemi ??

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.