Show Biz

Kënga Bye Bye e Dafinës dhe Taynës u kopjua nga Drake, Melinda tallet keq me to

Dafina Zeqiri dhe Tayna ditë më parë publikuan duetin “Bye Bye”, e cili menjëherë është shndërruar në hit duke mbledhur plot katër milionë klikime në tre ditë.

Disa ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u shpreh krenare për vajzat kosovare që janë artiste të vërteta sipas saj.

“Doja vetëm të thosha pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat të marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja e të frymëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave të tjera që është në rregull të jesh e pavarur dhe seksi në të njëjtën kohë”- kanë qenë fjalët e Ritës në postim, fjalë të cilat kanë gëzuar pa masë Taynën dhe Dafina Zeqirin.

Por një repere shqiptare është tallur disi me Tayna-n dhe Dafinën, pasi sipas saj, kënga është e ngjashme me atë të reperit Drake “Mob Ties”, dhe e kemi fjalën për Melindën.

Bëhet fjalë për pjesën kur Tayna dhe Dafina bëjnë rep në minutat e fundit të këngës, për të cilën Melinda ka publikuar një video duke qeshur.

Reperja dhe fansat e saj ironizojnë faktin që Dafina është “frymëzuar” nga Drake si për të thënë shkurtimisht se ka kopjuar reperin e famshëm.

Mund ta gjykoni vetë nga videoja e më poshtme: