Show Biz

Këndoi shqip midis New York, ja kush është amerikani që na habiti të gjithëve

Ditën e djeshme një shtetas afro-amerikan bëri namin në Instagram me një video ku shfaqej duke kënduar në paradën e shqiptarëve në New York.

Majde ishte kryeministri Edi Rama ai i cili publikoi videon fantastike të të riut, i cili këndonte me shpirt këngën e Sinan Hoxhës.

Por sot “iconstyle.al” ka mësuar më shumë për të riun amerikan, Clayvion Winn, i cili është i fiksuar pas Shqipërisë dhe kulturës së saj.


Ai madje ka një emër alla shqiptar në Instagram, ku e gjeni si Klej Zezakaj. Me siguri që Klej e di kuptimin e fjalës “zezak”, përderisa e ka vendosur në profilin e tij.

Pasi u hodhëm një sy videove të tij, pamë se Klej e flet shumë mirë shqipen, madje dhe shan në gjuhën tonë.

Ai publikon posterat e këngëtarëve shqiptare që japin koncerte në SHBA dhe poston video qesharake duke kënduar shqip. Ja një video e tij duke i kënduar byrekut:

Klej ka miq shqiptarë dhe publikon shpesh foto me ta, duke bërë simbolin e shqiponjës. Ai madje ka takuar dhe reperen Baby Gee apo këngëtaren Enca, të cilën e quan zemër:

I riu amerikan pëlqen muzikën me çifteli, kërcen valle shqiptare dhe këndon shqip!

Klej është shumë i ndjeshëm edhe ndaj ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri e Kosovë, dhe i tejçon ato jashtë kufijve për t’i ndërgjegjësuar të gjithë!

Me pak fjalë Klej duket të jetë një i ri puro shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published.