Show Biz

Kendall Jenner shijon një mbrëmje romantike me modelin Fai Khadra në Santa Monica

Ajo mori mikun e saj, modelin Fai Khadra në martesën e Hailey Baldwin dhe Justin Bieber në fund të muajit të kaluar, ceremoni kjo e zhvilluar në Karolinën e Jugut.

Dhe që atëherë, supermodelja Kendall Jenner dhe Khadra është spekuluar se janë në një romancë dashurie.

Kjo dëshmohet akoma më shumë, kur të shtunën dyshja shijuan një mbrëmje romantike së bashku.

Ata kaluan natën në Bungalow në Santa Monica dhe zgjodhën të mbanin distancë nga njëri-tjetri, ndërsa Fai shfaqet prapa 23-vjeçares.

Kendall dukej e mahnitshme në një kostum elegant, me shtatin e gjatë dhe aksesorët prej diamanti, dhe padyshim se me këtë dukje modelja e “Vogue” mori gjithë vëmendjen.

Nga ana tjetër, Fai u shfaq po ashtu mjaft elegant në një kostum, të kombinuar me partneren e re, e spekuluar tashmë si e dashura e re e tij.

Kendall javë më parë po ashtu bëri bujë në tabloidet e huaja, pasi në natën e beqarisë së Baldwin u shfaq duke pirë nga një shishe e gjerë në formën e penisit artificial.