EKONOMI

Kelmendi tregon se si duhet rregullohet orari i punës gjatë ditës së diel

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe pronari i ‘Elkos Group’, Ramiz Kelmendi, ka bërë disa propozime se si duhet të zgjidhet orari i punës së bizneseve për ditën e diel.

Kelmendi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet në nivel të Kosovës, e jo në disa komuna siç janë marr vendimet që kjo ditë të mos punohet.

“Duke parë vendimet e kuvendeve komunale ‘ad hoc’ mbi të dielat e punës për objektet tregtare për të cilën gjë mendojë që është e arsyeshme, sepse mundëson që të punësuarit në këto sektorë të jenë së bashku me familjen në njërën anë dhe duke i mbrojtur edhe të punësuarit individual në objektet e tyre nga orari i punës së tejzgjatur”, ka shkruar Kelmendi.

Ai në katër pikat e propozuara thotë se duhet të nxirret një vendim në mënyrë të atillë që të mbështeten kërkesat e konsumatorit sidomos diasporës gjatë sezonit dimëror.

“Mendoj që këtë proces duhet vendosur dhe implementuar në këtë formë: të mbahet takimi i Asociacionit të Komunave dhe të nxjerrët vendimi i cili vlen për tërë territorin e Kosovës; të nxjerrët vendimi i zgjuar i cili mbështet kërkesat e konsumatorit për t’u furnizuar me rregull, të zgjidhen kërkesat e diasporës gjatë sezonave verore dhe dimërore, të zgjidhen kërkesat e festave dhe furnizimit për to; të zgjidhen oraret e pas orës 22:30 minuta me të cilët mundësohet kthimi i të punësuarve pas kësaj ore, në mungesë të transportit publik; dhe të aplikohet edhe në restorante, kafiteri dhe atë t’u lejohet orari i punës nga ora 14:00 deri në ora 21:00”, sugjeron ai.

Ai thotë se pas zbatimit të këtyre pikave, i punësuari do të ruhet nga keqpërdorimet dhe pamundësia për të kontrolluar bizneset.

“Mendoj, që nëse zbatohet ky proces i filluar nuk do të ketë lëvizje të qytetarëve në komuna tjera, do ruhet i punësuari nga keqpërdorimet dhe pamundësia për të kontrolluar bizneset, do shtohen lidhshmëritë e familjeve dhe nevoja për veprime edukative si dhe shumë çështje tjera pozitive”, thotë ai.

Shkrimi i plotë i Kelmendit

Të dielat e punës në Republikën e Kosovës

Duke parë vendimet e kuvendeve komunale ‘ad hoc’ mbi të dielat e punës për objektet tregtare për të cilën gjë mendojë që është e arsyeshme, sepse mundëson që të punësuarit në këto sektorë të jenë së bashku me familjen në njërën anë dhe duke i mbrojtur edhe të punësuarit individual në objektet e tyre nga orari i punës së tejzgjatur.

Mendoj që këtë proces duhet vendosur dhe implementuar në këtë formë:
1. Të mbahet takimi i Asociacionit të Komunave dhe të nxjerrët vendimi i cili vlen për tërë territorin e Kosovës;
2. Të nxjerrët vendimi i zgjuar i cili mbështet kërkesat e konsumatorit për t’u furnizuar me rregull, të zgjidhen kërkesat e diasporës gjatë sezonave verore dhe dimërore, të zgjidhen kërkesat e festave dhe furnizimit për to;
3. Të zgjidhen oraret e pas orës 22:30 minuta me të cilët mundësohet kthimi i të punësuarve pas kësaj ore, në mungesë të transportit publik; dhe
4. Të aplikohet edhe në restorante, kafiteri dhe atë t’u lejohet orari i punës nga ora 14:00 deri në ora 21:00.

Sugjerojë që do ishte i nevojshëm një vendim qeveritarë për të përfshirë tërë territorin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që mos të ketë ndarje territoriale komunale dhe qytetare, por kjo të rregullohet me një marrëveshje të asociacioneve komunale.

Duke i cekur shembujt e sipërpërmendur në 4 pika, mendojë se orari duhet të përfshijë disa të diela që binë para festave fetare në veçanti, sepse në të kundërtën kjo e pamundëson furnizimin e nevojshëm për këto festa (p.sh. e diela që është me më pak se 4 ditë para festave, viti i ri, Kurban Bajrami, Fiter Bajrami, Krishtlindjet, Pashkët, Festa e Pavarësisë, të jenë të punës).

Pastaj, meqenëse sezoni veror, duke filluar nga data 15 korrik deri më 20 gusht janë ditët e diasporës dhe nevojat e tyre për blerje dhe rekreacion janë më se të nevojshme, duhet aplikuar të dielat e punës.

Këto vendime nuk duhet të jenë mundësi e zhvillimit të informalitetit të punës duke i shërbyer pushimit të të punësuarve për punë personale në prona dhe ndërtime vetanake.

Mendoj, që nëse zbatohet ky proces i filluar nuk do të ketë lëvizje të qytetarëve në komuna tjera, do ruhet i punësuari nga keqpërdorimet dhe pamundësia për të kontrolluar bizneset, do shtohen lidhshmëritë e familjeve dhe nevoja për veprime edukative si dhe shumë çështje tjera pozitive.