Kosova

Kelmendi: Romët janë viktimat më të nëpërkëmbura të luftës në Kosovë – s’ka marre më të madhe për ne!

Gazetari Adriatik Kelmendi e ka cilësuar si marre të madhe faktin që emri i vogëlushes pesëvjeçare rome Elizabeta Hasani nuk është gdhendur në pllakën përkujtimore të viktimave të sulmit të 13 marsit në Mitrovicë.

Ai ka thënë se akoma më e turpshme është që Kosova nuk ia ka mundësuar familjes së vogëlushes rome që të mund të kthehet nga Podgorica për të jetuar këtu.

Kelmendi ka thënë se “romët vazhdojnë të jenë viktimat më të nëpërkëmbura të luftës në Kosovë”.

Postimi i plotë i Adriatik Kelmendit në Facebook:

Marre e madhe që emri i vajzës së vogël rome, Elizabeta Hasani, nuk ndodhet i gravuar në memorialin e viktimave të tjera të asaj dite.

E marre edhe më e madhe që Republika e Kosovës nuk ka krijuar kushte e siguri që familja e saj të kthehet për të jetuar këtu nga Podgorica.

Romët vazhdojnë të jenë viktimat më të nëpërkëmbura të luftës në Kosovë.

Derisa shqiptarët dhe serbët gjithmonë kanë qenë të zëshëm në kërkimin e drejtësisë për viktimat e veta, edhe sot e kësaj dite romët vazhdojnë të mos guxojnë zëshëm të flasin për zezonën e tyre.

S’ka marre më të madhe për ne!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483