Kosova

Kelmendi: Mbi 50 për qind e fëmijëve në Kosovë përjetojnë dhunë

Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), ka thënë se numri i fëmijëve që janë viktima të abuzimit është më i madh sesa numri i rasteve të raportuara.

“Kjo dhunë është ushtuar edhe në ambientet familjare. Mbi 50 për qind e fëmijëve përjetojnë dhunë. Kjo është statistikë”, ka thënë Kelmendi.

“Në bazë të raportit që e kemi publikuar për dhunën dy vjet më parë, del që ndëshkimi fizik dhe dhuna përdoren ende në familjet tona dhe shoqërinë kosovare. Është negative sepse fëmijët po rriten me metoda të dhunshme. Si koalicion rekomandojmë që të ketë sa më shumë programe për prindër që të mos përdoret dhuna për disiplinim në familje”.

Ajo ka thënë se në krahasim me vendet e rajonit Kosova diku del më mirë e diku më keq.

“Dhuna është problem në të gjitha shtetet, mirëpo dallojnë format e dhunës. Kosova del se ka një sistem më të mirë të mbrojtjes së fëmijëve sesa Shqipëria, por me shtetet tjera si Hungaria, Kosova del më keq. Te kërkim lëmosha Kosova pothuajse qëndron më së keqi në rajon”, ka theksuar ajo në Klan Kosova.

“6.8 për qind e fëmijëve janë të përfshirë në punë të rënda”, tha Kelmendi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.