Kosova

KEDS: Mobilizim maksimal për rikthimin e energjisë elektrike për banorët e ‘Muhaxherëve dhe Parkut’

KEDS ka njoftuar se po bëhet mobilizim maksimal i ekipeve të tyre për rikthimin e energjisë elektrike për banorët e një pjese të Lagjes së Muhaxherëve dhe Parkut.

“Arsyeja e prishjes është si pasojë e mbingarkesave.
Ekipet e KEDS pas lokalizimit të prishjes së kabllos nëntokësore në parkun e qytetit, e cila furnizon një pjesë të Lagjes së Muhaxherëve dhe një pjese të Parkut, kanë filluar menjëherë hapjen e kanalit për sanimin e saj.”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Njoftimi i plotë:

Mobilizim maksimal i ekipeve të KEDS për rikthimin e energjisë elektrike për banorët e një pjese të Lagjes së Muhaxherëve dhe Parkut.
Arsyeja e prishjes është si pasojë e mbingarkesave.
Ekipet e KEDS pas lokalizimit të prishjes së kabllos nëntokësore në parkun e qytetit, e cila furnizon një pjesë të Lagjes së Muhaxherëve dhe një pjese të Parkut, kanë filluar menjëherë hapjen e kanalit për sanimin e saj.
Ekipet janë duke punuar maksimalisht që sa më parë të kthehet furnizimi me energji elektrike. Për shkak së prishja ka ndodhur nën objektin e destinuar për WC publike, sanimi i saj po merr më shumë kohë sesa ishte paramenduar.
Fal mobilizimit dhe angazhimit maksimal të ekipeve tona, 99% e konsumatorëve tanë janë duke u furnizuar pa ndërprerë me energji elektrike. Syri.net