Kombëtare

KEDS: S’kemi të bëjë me djegien te Muzeu i Dëshmorëve në Landovicë

KEDS-i ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me rastin e djegies që ka ndodhur në Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit.

“Djegia ka ndodhur në instalime të brendshme të objektit të cilat nuk janë në kompetencë të KEDS-it. Kompania ka dërguar menjëherë një ekip për evitimin e secilit rrezik eventual”, thuhet në sqarimin e tyre duke shtuar se për detaje të tjera duhet kontaktuar Komuna e Prizrenit.

Muzeu i Dëshmorëve në Prizren, që u përurua vetëm katër ditë më parë, është përfshirë mbrëmë nga zjarri.

Në raportin e policisë thuhet se zjarri që e kaploi kutinë shpërndarëse të rrymës në objektin e muzeut ka ndodhur në rrethana të panjohura.