SPORT

Kë zgjodhi Milik, Romën apo Juventusin?

Arkadiusz Milik është i vendosur t’i bashkohet Juventusit, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Romës për t’i siguruar shërbimet e tij duke ofruar para plus edhe lojtarë.

Milik ka refuzuar ta zgjasë kontratën me Napolin, prandaj duke qenë se marrëveshja i mbaron në qershor të vitit 2021, largimi i tij këtë verë është i pashmangshëm, transmeton Gazeta Express.

Por kërkesa e Napolit prej 50 milionë euro ka dalë të jetë problem deri tani, si dhe vendosmëria e Milik për t’iu bashkuar rivalit Juventus.

Edhe pas shkarkimit të Maurizio Sarrit, sulmuesi polak është i etur t’i bashkohet kampionit italian, i cili nga sezoni i ri do të udhëhiqet nga Andrea Pirlo.

Roma ia ka ofruar Napolit 20 milionë euro plus Cengiz Underin, një ofertë e kënaqshme për klubin napolitan.

Por, sipas Sky Sport Italia Milik e ka refuzuar menjëherë kalimin në Romë, sepse po e pret Juventusin. /Gazeta Express/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.