Bota

KE-ja kërkon mbledhje urgjente pas hapjes së kufijve nga Turqia

Komisioni Evropian (KE) ka kërkuar mbledhje urgjente të ministrave të punëve të brendshme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), pasi Turqia ka hapur kufijtë e saj për emigrantët.

Nënkryetari i KE-së, Margaritis Schinas, që është funksionari kryesor evropian për çështje të emigrantëve, ka kërkuar sot nga Kroacia, të thërrasë mbledhje urgjente.

Schinas ka shkruar në Twitter, se i është drejtuar me këtë kërkesë ministrit të Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviqit.

Kroacia ka kryesimin e radhës të BE-së.

Turqia së fundi ka hapur kufijtë, pasi po e akuzon BE-në se nuk po e respekton Marrëveshjen e vitit 2015, për ndihmë këtij vendi rreth menaxhimit të krizës me emigrantët.