SPORT

Kë do ta ketë kundërshtarë Kosova në Ligën e Kombeve?

Kosova do të mësojë sot (e martë) kundërshtarët e saj të radhës për sezonin e dytë në Ligën e Kombeve.

Në edicionin e kaluar, Përfaqësuesja jonë arriti një suksese të madhe, duke kaluar nga Liga D në Ligën C, e që tani mund të përballet me kundërshtarë më të vështirë.

Shorti për sezonin 2020\21 për Ligën e Kombeve do të tërhiqet në Amsterdam nga ora 18:00, derisa ne do ju sjellim  versionin e grupit më të vështirë dhe atë më të lehtë për Kosovën.

Grupi më i vështirë për ‘Dardanët’ do të ishte nëse do të përballeshin me përfaqësueset si, Greqia, Sllovenia dhe  Armenia.

Në anën tjetër, grupi i lehtë për Kosovën do të konsideroheshin si përballja ndaj,  Gjeorgjia, Luksemburgu dhe Moldavia.

Kosova në shortin që hidhet sot do të jetë në vazon e dytë, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Bjellorusia dhe Qipro.

Në vazon e parë janë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi e Gjeorgjia. Pikërisht Shqipëria mund të jetë një tjetër kundërshtar i Kosovës.

Në vazon e tretë janë Estonia, Sllovenia, Lituania e Luksemburgu, ndërsa në vazon e katërt Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani e Moldavia.

Kosova në cilin do grup që bie do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje dhe ato do të zhvillohen brenda tre muajve (shtator, tetor, nëntor).

Ndeshjet e para : 3–5 shtator 2020.

Ndeshjet e dyta: 6–8 shtator 2020.

Ndeshjet e treta: 8–10 tetor 2020.

Ndeshjet e katërta : 11–13 tetor 2020.

Ndeshjet e pesta: 12–14 nëntor 2020.

Ndeshjet e gjashta : 15–17 nëntor 2020.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.