KDI: Komisioni për Rezerva pa mandat, mbledhja e sotme e paligjshme

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar përmes një komunikate për media pas mbajtjes së Komisioni Hetimor Parlamentar për skandalin me rezervat shtetërore në Ministrinë e Tregtisë.

Sipas këtij reagim, thuhet se mbledhja e sotme këtij Komisioni është mbajtur në s’përputhje me Ligjin për Hetim Parlamentar, kjo sepse mandati i këtij komisioni ka përfunduar me 21 mars të këtij viti, pasi kanë kaluar 6 muaj nga data e themelimit të tij nga Kuvendi me 21 shtator 2023.

Në reagim thuhet se ligji për Hetim Parlamentar e thotë shprehimisht që Komisioni hetimor themelohet në datën e marrjes së vendimit të Kuvendit për themelimin e tij dhe mandati i tij është 6 muaj, sipas Ligjit, në mënyrë që Komisionit hetimor ti vazhdohet mandati, kryetari i komisionit duhet ti drejtohet me kërkesë Kryesisë së Kuvendi, pas aprovimit të secilës vazhdimi i mandatit të komisionit hetimor duhet të votohet në seancë.

KDI thekson se çdo mbledhje e këtij Komisioni që mbahet pa iu vazhduar mandati nga Kuvendi, duke përfshirë edhe atë të mbajtur sot, janë të jashtëligjshme. /Kosova.info/

Go to TOP