Këshilltari i Kurtit jashtë çdo norme, fyen rëndë Çitakun: Zëdhënëse e Vuçiqit

Hysamedin Feraj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka fyer ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, tanimë nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku.

Feraj një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka dhënë cilësime të llojllojshme për Çitakun, duke shkuar larg dhe duke e quajtur atë zëdhënëse të presidentit serb.

“Sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër meje. Me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse”, shkroi ndër të tjera homazhisti i ish-diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Reagimi i tij vjen pasi nënkryetarja e PDK-së e quajti “injorant” Ferajn, pasi ky në formë të çuditshme tentoi të vinte në pah favorizimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ndaj Kurtit në raport me Vuçiqin.

Go to TOP