Kosova

Kosnett e Burke diskutojnë rreth zhvillimit të aftësive të FSK-së

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, njoftoi se është takuar me Admiralin Burke, me të cilin kanë folur rreth çështjeve të sigurisë në vendin tonë.

“Mirëprita Admiralin Burke në Prishtinë këtë javë për të diskutuar rreth mbështetjes së vazhdueshme të NATO-s dhe ShBA-së për KFOR-in, bashkëpunimit të shtuar mes KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës, dhe mënyrat për të zhvilluar aftësitë paqeruajtëse dhe reaguese ndaj emergjencave të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi Kosnett në llogarinë e tij në Twitter.