SPORT

KB Peja prezanton trajnerin e ri

Lajmi që KB Peja është rikthyer në basketbollin kosovar ka marrë duartrokitje të shumta nga të gjitha anët.

Pejanët kanë marrë në duar riorganizimin e skuadrës dhe fillimisht kanë prezantuar trajnerin e ri i cili do të jetë Jeronimo Sarin.

”KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin kroat, Jeronimo Sarin, për sezonin 2019/20. Trajneri i cili ka një provoj si trajner nga viti 2006, përveç ekipeve kroate, ka stervitur edhe ekipet KB Prishtina, KB Bashkimi dhe Vllaznia nga Shkodra”.

”Së bashku me Jeronimo Sarin, klubi ka filluar te kompletoj ekipin e sezones se ardhshme dhe trajneri pritet ti bashkohet ekipes shumë shpejt për t’i filluar stërvitjet”, thuhet në njoftimin e KB Pejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.