Kosova

Katoliku Marko Kepi, shtron iftar për besimtarët shqiptar myslimanë në Staten Island – Nju Jork

Promovohet projekt-ideja “’Illirian House’ një Qënder e cila do jetë në dobi të mbare Komunitetit Shqiptar ne New York

STATEN ISLAND NYC : Marko Kepi , kandidati për një vend në Këshillin e Bashkisë për qytetin Nju Jork, Distrikti 50 në Staten Island, të Ejten në Hilton Hotel – shtroi vaktin e Iftarit në natën e 24 të Ramazanit, muajin e shenjtë mysliman, për të gjithë shqiptarët në zonën e tij elektorale.

Të pranishëm në darkën e organizuar nga Marko Kepi, përfshinin rreth 150 besimtar myslimane-amerikane, mes tyre dhe besimtare si Sulltana Perezic, Sebija Perezic dhe Fatime Vukovic, si dhe të ftuar nga besimet e tjera.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe disa lider dhe veprimtarët e dalluar të komunitetit nga ishulli i Staten Island, përfshirë Sali Bollatin, Dul Perashi ish kryetar i Shoqatës Kraja, Dash Miftari kryetari i Shoqatës Dibra , Safet Llola kryetar i Shoqatës Ana e Malit, Belul Qoku, dhe miku i tij dhe nje nder mbështetësit kryesor te Kepit, Dino Nelaj, Emin Lata, Ylber Pilku, Agron Damzi, Blendi Bekteshi, e tjer.

Po ashtu edhe me boksierët e talentuar Reshat Mati, dhe Arjan Iseni, të cilët ishin midis pjesëmarrësve për të organizuar darkën, e cila u zhvillua në javën e fundit të muajit të shenjët Ramazanit.

Vaktin e iftarit sipas traditës i e hapi Jasin Gjokaj, me një lutje rasti.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët e agjërueshëm abstenojnë nga konsumimi i ushqimit dhe ujit nga lindja në perëndim të diellit, si dhe nga pirja e duhanit, aktiviteti seksual, thashetheme dhe aktivitete të tjera.

Te shqiptarët ka një lidhje të veçantë ndërfetare sidomos është për tu dalluar në respektimin e festave fetare, të cilat dëshmojnë bashkëjetesën tonë çdo ditë, çdo festë dhe në çdo rast. Edhe atë jo vetëm në vend origjinën tonë, por edhe gjithkund ku jetojnë, shqiptarët ne diaspore.

Një shembull të tillë është shënuar disa herë edhe në Nju Jork, e shtetet e tjera ku me se shumti jetojnë shqiptaret ne Amerike, ku lider, individ, dhe politikanët e njohur shqiptar në ShBA, në çdo muaj Ramazani, kanë shtruar ndonjë vakt iftar për vëllezërit e tyre mysliman, shqiptaro amerikan.

Përkatësisht e tillë ishte pjesëmarrja edhe ne Iftarin e shtruar në Staten Island të Nju Jorkut, ku kanë qenë të ftuar dhjetëra shqiptarë, në mesin e tyre , biznesmen dhe veprimtarë që kanë kontribuar për çështjen kombëtare në kohët më të vështira.

Kepi me mow festuam një Iftar te bukur, por edhe ditëlindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu!

Marko Kepi , kandidati republikan për anëtar i Këshillit të Bashkisë së qytetit Nju Jork, nga Distrikti 50 që përfshin Staten Island, ne zgjedhjet e 22 qershorit, ka prezantuar për elektoratin e tij shqiptar ne ketë event, një pjesë të programit të tij të kësaj fushate, ku si deklaroi vet Kepi, në fokusin kryesor të tij do të jetë një projekt dinjitoz, realizimi i Qendrës Kulturore “Illyria House” .

Në broshurat e shpërndara me këtë rast thuhet se ajo do jetë një shtëpi e ngrohtë me dyer të hapura për të gjithë shqiptarët, që do kthehet në vatrën ku do bëj bashkë të vegjël e të mëdhenj, të rinj dhe të moshat e treta.

“Kjo Qendër do shërbejë si një ambient ku do ofrohen kurse të gjuhës shqipe dhe asaj angleze dhe ku shqiptaret mund te aplikojnë për punësim, dhe për të gjithë atë që kanë menduar edhe për gjyshërit tanë të cilët tashmë do kenë vend-takimin e tyre, për t’u argëtuar dhe pse jo për të qenë sa më afër traditës shqiptare.” sqaron Kepi duke shtuar se:

“’Illirian House’ një Qendër e cila do jetë në dobi të Komunitetin, dhe që do promovoj kulturën shqiptare, dhe do mbaj gjallë gjuhen shqipe nder brezat e rinj që lindin në Amerikë me prejardhje shqiptare.” /Beqir SINA/