Kosova

Katër vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, katër vjet më parë, pikërisht më 3 gusht 2015 kanë votuar pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera për Specialen.

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Pas katër viteve ky institucion ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, por filloi intervistimet e të dyshuarave dhe dëshmitarëve, në mesin e të cilëve janë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dhe disa nga komandantët tjerë të UÇK-së.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.