Kosova

Katër të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht tek fshati Stanoc.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Kosovapress se në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të këtij aksidenti.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë mes tjerash Zahiti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.