SHËNDETËSIA

Katër kafe në ditë ju mbrojnë nga diabeti

Lajm i mirë për adhuruesit e kafes: konsumimi i katër kafeve në ditë mund t’jua zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së tipit 2 të diabetit.

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se një përbërës që gjendet në kafe e përmirëson funksionin qelizor dhe ndjeshmërinë e insulinës .

Tipi 2 i diabetit ndodh kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm hormonin insulinë ose kur qelizat e trupit nuk i reagojnë insulinës.

Insulina është përgjegjëse për kontrollimin e sasisë së glukozës në gjak.

Nëse trupi ka probleme të prodhojë apo t’i reagojë insulinës, atëherë nivelet e sheqerit në gjak rriten shumë.

Studimet e mëhershme kanë sugjeruar se konsumimi i tri-katër kafeve në ditë e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit, por deri vonë shkencëtarët nuk e kanë ditur përse.

Në fillim shkencëtarët kanë menduar se kafeina është përgjegjëse për kontrollimin e nivelit të insulinës, por testet laboratorike kanë zbuluar se një përbërës i quajtur cafestol është përgjegjësi kryesor.

Cafestoli e rritë prodhimin e insulinës në pankreas kur ekspozohet në glukozë, dhe gjithashtu e rritë shpejtësinë me të cilën qelizat muskulore e absorbojnë glukozën. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483