Show Biz

Kate Winslet rrëfen momentet kur qëndroi 7 minuta nën ujë

Aktorja Kate Winslet rrëfen se për pak mendoi se kishte ndërruar jetë, gjatë shtatë minutave që kaloi nën ujë, gjatë xhirimeve të Avatar 2-shit.

Në një intervistë për “Observer Magazine”, 45-vjeçarja e cila është pjesë e projektit kinematografik të James Cameron tregoi se nuk mund të mendonte për asgjë, teksa gjendej e zhytur.

Kate shtoi se ishte e mrekullueshme të gjendeshe nën ujë për një periudhë aq të gjatë kohore, edhe pse e dinte se sa e rrezikshme mund të rezultonte e gjitha kjo, pasi kishte mësuar të zhytej posaçërisht për rolin e saj në film.

“Ju nuk mund të mendoni për asgjë, nuk mund të bëni lista apo krijoni mendime në kokën tuaj, thjesht shihni flluska poshtë jush … Fjalët e mia të para pas daljes nga uji ishin: A kam vdekur?”

Artistja sqaroi se zhytjen e mësoi me ndihmën e bashkëshortit të saj, Ned Rocknroll, i cili u tregua tepër i duruar dhe bashkëpunues.