Kastrati publikon dëshmi, që kanë lejuar auditorin e përgjithshëm të auditojë RTK-në

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, ka publikuar dëshmi që mediumi publik e ka lejuar autorin e përgjithshëm që ta auditojë RTK-në.

Në një reagim të tij, Kastrati, u është përgjigjur partive në pushtet, për vendimin e marrë për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Reagimi i plotë:

A e ka lejuar apo jo RTK auditorin e pergjithshem te auditoj RTK-ne!

Pergjigjja eshte Po!!!

Ky Draft Raport i zyres se Auditorit te Pergjithshem duhet te jete ne zyrat e Komisionit per Buxhet dhe Transfere, por pse nuk eshte publikuar nuk eshte faji i jone!
Une po ju jap fakte e ju vleresoni:

1.Diten qe e kam marre poziten e Drejtorit te RTK-se me ka ardhur emaili nga Zyra e Auditorit Kombetar, se bashku me raportin prej 25 faqesh.

2.Kam qene ne komunikim te vazhdueshem me Zyren e Auditorit qe nga dita e pare e ardhjes time ne pozite, dhe jam shprehur i gatshem per cfare do auditimi!

3.Ne procesverbalet e Kuvendit te Kosoves, mund te gjeni fjalimet e mia para komisioneve pergjegjese per gatishmerine time por edhe te Bordit per cfaredo

auditimi!

4.Ne procesverbale po ashtu gjeni pergjigjen e Auditorit te pergjithshem para deputeteve, pse nuk po e auditon RTK-ne.

Gjeni te bashkangjitura deshmite:
https://www.facebook.com/ngadhnjim.kastrati.7/posts/4465597773502742

Go to TOP