Hi Tech

Kartela grafike Intel Xe vërehet në bazën GFXBench

Gjatë vitit 2020 priten kartelat e para grafike të Intelit të bazuara në arkitekturën Xe. Faza e parë testuese për GPU-të ka përfunduar, ndërsa gjatë raportimit të fundit financiar nga Intel u theksua se bëhet fjalë për një arritje domethënëse për kompaninë, raporton Guru3D.

Tani në bazën e të dhënave GFXBench është vërejtur pajisja me emërtimin “Graphics gfx-driver-user-feature_dg1_poweron-27723 DCH ReleaseInternal”, shkruan KOHA Ditore. Etiketa “dg1” është shkurtesë për Discrete Graphics 1 dhe tash ca kohë lidhet me arkitekturën e Intel Xe.

Nuk janë kryer kurrfarë testesh konkrete benchmarking (apo ato thjesht janë fshehur), por kjo është sigurisht një dëshmi për funksionalitetin e GPU-së dhe drajverit të pajisjes.

Thashethemet tregojnë për 512 BE (execution units) për kartelën grafike XE, e cila do të duhej të ofronte performanca të ngjashme si tek Geforce RTX 2080. Kartelat grafike Intel Xe priten të jenë në dispozicion jo më herët se mesi i vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published.