OPINION

Karriget që e shkatërruan LDK-në e Rugovës!!!

Shkruan: Skënder MULLIQI
E filluan me karrige dhe po e perfundojne me karrige shperberjen e LDK-se se konceptit politik rugovian.

Kjo eshte ‘Lidhja e Re” e faqes se zeze e te marres se tepër, te Isa Mustafes e te disa bajlozave te shitur te partite tjera. Nuk ka qene veshtire e as nuk eshte dashte te kete njeriu shumë dije se Rugova nuk ka lene kend mbrapa.Ne fakt ka lene do matrapaze, do interesgjinjë qe jane pasuruar shume e haram ju kofte vota te cilen po e marrin ende ne kurriz te presidentit te ndjere, Ibrahim Rugova…Hajtni faqezi hajtni se me karrika e shkaterruat LDK-ne, he turpi ju mbuloft si ju ka mbulu…I larguat te gjithe gazetaret dhe publicistet ne ze, i hoqet nga konkurrenca njerëzit qe ishin ne linjen politike te Rugoves dhe të cilët kishin capital kombëtar.Perfituat ne kurriz te gazetarëve te vrare e te gjalle te Bota Sot.Nga frika e futeshit koken mbrapa ne prapanice, se jeni mesuar te luftoni me pushke të Baliages, si thote nje fjale e popullit. Disa nga koleget u vrane, disa mbetem gjalle.Po, ne fakt jeni interesuar shume qe ti mbani postet e larta partiake e pushtetare e hiq me shume.I ligu thote nje fjale e popullit nuk e ka as kete Dynja e as Ahiretin, ju jeni ata qe nuk I keni. Jeni frikacak te llojit te vet.Jeni do hiqa, qe per anetarësine e gjere as dert nuk e keni per dallim nga partite tjera te cilat shume me shume interesohen per ta dhe fatin e Kosoves. Kjo bote eshte e trimave , e jo e sehrgjinjeve politike, e me se paku te atyre njerëzve te cilet rregullisht perfitojne ne emer te te vrareve në radhët e veta !!!Ne fakt mire I shfrytezuat vrasjet per interesa tuaja. Dhe, mire ju bejne partite tjera qe nuk ua varin bash hiq.Vajin nuk e hoqet kurre nga buzë per 20 vite , se nuk patet koqe per ti zbardhur vrasjet politike edhe pse e kishi pushtetin me bashkëqeverisje. Nuk po e zgjati me shume se me fole per ju ne krye te LDK-se, jo per anataresine e saj, eshte si me hy ne base te qeneve endacak, e njeriuit i hup nata … Sigurisht lexues te nderuar se keta rreshta nuk i shkrova nga hiq nga qefi. Veshtire te paramedohet qe te rrenohet mundi shume vjeçar i presidentit, Rugova i cili beri shume per LDK-ne , Kosoven dhe shqiptaret pergjithesisht ne Ballkan …

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.