SPORT

Karrica me Dinamon eliminon Bayernin e Dajakut

Futbollisti nga Kosova, Bernard Karrica, ishte hero i skuadrës U-19 të Dinamo Zagrebit të mërkurën në Ligën e të Rinjve të UEFA-s

Karrica realizoi një gol dhe asistoi një tjetër, ndërsa Dinamo eliminoi Bayern Muenchenin pas penalltive në 1/8 e finales të UEFA Youth League. Karrica asistoi golin e parë të Dinamos dhe shënoi golin e dytë në minutën e 29-të. Ai luajti 81 minuta.

Dinamo triumfoi 6:5 me penallti, ndërsa koha e rregullt përfundoi 2:2.

Për Bayernin realizoi Leon Dajaku në minutën e 36-të, por Dajaku ishte figurë tragjike te Bayerni, pasi humbi një penallti.

Te Bayerni nga minuta e 82-të u aktivizua futbollisti tjetër shqiptar Marvin Çuni, që realizoi një penallti.

(Goli i Karricës)

(Goli i Dajakut)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.