Kuriozitet

Karantina pritet të zgjatet, si të kalojmë kohën në mënyrë produktive

Javë dhe ndoshta muaj të tërë izolimi mund të na presin. Ky mund të jetë një process shumë i lodhshëm, kështu që duhet të mendojmë për forma të tjera argëtimi.

Ja disa aktivitete argëtuese që ju mbushin ditët në karantinë:
Merruni me diccka produktive

Një aktivitet shumë i mirë është krijimi I gjërave në mënyrë artizanale, duke bashkuar kështu artin dhe anën praktike. Shihni video shpjeguese në Youtube dhe mësoni të bëni vetë perdet tuaja apo një album. Në fund do të ndjeni një sens arritje dhe procesi do të ju ketë argëtuar.

Merruni me diccka artistike

Kjo është koha më e mirë për të shprehur emocionet tuaja me anë të artit. Rikthejuni një projekti që keni lënë mbas dore për shkak se nuk keni pasur kohë, apo nisni diccka të re.

Pikturoni, shkruani apo luani në një instrument.

Kthejuni filmave që keni planifikuar të shihni

Karantina është momenti për të plotësuar listën e filmave që keni thënë se do të shihni por angazhimet e ditës nuk jua kanë lejuar.

Lexoni diccka

Një ditë vetëm me aktivitete për të mbushur kohën mund të bëhet e mërzitshme. Përpiquni të vendosni një orar ku të bëni diccka që ju duket si një punë si të mësoni diccka apo të lexoni. Kjo do t;ju bëjë të ndiheni shumë më të plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.