Kosova

Kaqusha Jashari kërkon edhe një mandat për deputete

Kaqusha Jashari  pas një përvoje shumë vjeçare në politikë, kandidon për deputete.

Se politika nuk i është mërzitur 73 vjeçares e dëshmoi edhe kandidimi i saj për deputete, në listën e PSD-së, për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ani pse nuk e kishte në profesion, Kaqusha Jashari ka qenë e fokusuar në politikë tash e 4 dekada. Jashari thotë se synimi i saj nuk ishte krijimi i një profili politik por që gjithnjë diçka e lidhte me politikën.

“Unë se mbaj mend kohën kur s’jam marrë me politikë. Me profesion jam ndërtimtare, s’ka qenë synimi im me kriju profil politik, por gjithmonë tu punu vala m’ka qu edhe te politika. Unë jom pensioniste por pensioni është për punë,  por në politikë nuk ka pension, është dija, eksperienca, mundësitë, e unë mendoj se i kam këto që të vazhdoj më tutje”.

E angazhimi në politikë në vitet e pasluftës i duket më i lehtë pasi ajo ishte pjesë e politikës në kohë më të rënda. Jashari ishte ndër gratë e rralla që haptas kishin kundërshtuar Sllobodan Millosheviqin, gjë që edhe i kishte kushtuar.

“Me 88 kam qenë e zgjedhur për kryetare të Partisë të Nivelit të Kosovës, kam qenë shumë shkurt se ka qenë ajo kohë e veshtirë e kohës sëe nacionalizmit serb Milloshevicit, kam kundërshtu edhe ajo ka qenë shkak që më kanë shkarku me 88. Kanë qenë ato ngjarjet e kundërshtimit edhe mbrojtjes së Kosovës”.

Më pas Jashari është kyçur ne Partinë Social Demokrate të cilën e ka udhëhequr nga viti 1998 deri më 2008, parti kjo në të cilën ende vazhdon angazhimin.

Emri i saj tash figuron në listën e kandidatëve për deputetë për legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Ajo thotë se pati njerëz brenda koalicionit që besuan se ajo mund të kontribuojë edhe më tutje.

“Ne biseduam në mesin tonë, me 25 vende patëm me koalicionin e Aleancës, në mesin e tyre jam prej njerëzve në parti që kam përvojë më të gjatë e mendojnë edhe ata edhe unë që muj me dhon kontributin normal nëse kam përkrahjen”.


Jashari  ishte deputete edhe më parë. Ajo ishte një ndër emrat që nënshkruan deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

https://video.gjirafa.com/73-vjecarja-kerkon-edhe-nje-mandat-per-deputete

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.