Kosova

Kaq vota mori Veseli në Malishevë

Partia Demokratike e Kosovës pas 12 viteve pushtet nuk u gjend e para në renditje pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Subjekti politik i Kadri Veselit, nuk arriti më shumë sesa vendin e tretë pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Na bastionin e Nismas Socialdemokrate, komunë që PDK ka qeverisur nga viti 2004 deri në vitin 2013, kjo parti arriti t’i siguronte 4.825 vota apo 23,50% duke u renditur e dyta, mbrapa Nismas Socialdemokrate.

Burime të Ballkanit.info brenda degës së PDK-së në Malishevë tregojnë se Kadri Veseli ka marrë 4200 vota në këtë komunë.

Derisa kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj ka arritur t’i fitojë 2900 vota, nuk dihet nëse ka arritur t’i mbledh votat për të qenë deputet i PDK-së në legjislaturën e ardhshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.