Kosova

Kaq vota morën kandidatët e Listës Serbe për Asamblenë Komunale të Prishtinës

Pas numërimit të votave për kandidatët për kryetar të Komunave, Komisioni Qendror Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave për Kuvende Komunale.

Lista Serbe e Goran Rakiqit i ka marrë 209 vota për asamblenë komunale të Prishtinës tash kur janë numëruar 85.71% e votave.

Ky subjekt politik përveç 1o komunave që ka fituar kryetarin ka garuar me kandidatët e vet për Kuvende Komunale në 22 komuna gjithsejtë.

Lista Serbe për asambletë komunale ka garuar me më shumë se 400 kandidatë në 22 komuna.

Lista Serbe ka garuar për asamble komunale në këto komuna me shumicë shqiptare: në qytetin e Gjilanit, Istogut, Kamenicës, Klinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Rahovecit, Pejës, Prishtinës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.

Shfaq më shumë
//ugroocuw.net/4/3473483