SPORT

Kapiteni i Kosovës, vazhdon me paraqitje fantastike në Serie A

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, po vazhdon me paraqitje fantastike në Serie A.

Kapiteni i Kosovës, po vlerësohet lart në kampionati italian, raporton KTV.

Forma e mirë që po kalon qendërmbrojtësi kosovar, ka bërë që Rrahmani, të jetë në mesin e futbollistëve më të mirë në kampionat.

25-vjeçari është në listën e top 10 futbollistëve që kanë fituar më së shumti topa gjatë 11 javëve në Serie A.

Përveç kësaj skuadra e Hellas Veronas, ka mbrojtjen më të mirë në kampionat së bashku me Juventusin, me vetëm nëntë gola të pësuara në 11 ndeshje.

Image