SPORT

Kapiteni i Dritës reagon pas vendimit të UEFA-së: Shihemi në Ligën e Evropës

UEFA e ka konfirmuar zyrtarisht , se ndeshja mes Linfield dhe Dritës është regjistruar me rezultat zyrtar 3-0.

Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për rundin preliminar të Ligës së Kampionëve, derisa ishte paraparë të luhej dje në Nyon të Zvicrës.

Megjithatë, pas rasteve pozitive me COVID-19 te klubi gjilanas, autoritetet zvicerane në koordinim me UEFA-n anuluan ndeshjen.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ,ka folur në lidhje me rrugëtimin e skuadrës gjilanase në garat evropiane. Pas rënies nga Liga e Kampionëve, Drita do të bie në Ligën e Evropës.

“Po, ndeshjen e kemi humbur me rezultat zyrtar. Garat do t’i vazhdojmë në Ligën e Evropës”, deklaroi të mërkurën Valon Zymberi për “Zeri.info”.

Ai tutje shtoi se klubi do të kërkojë drejtësi në instancat më të larta dhe për këtë ka folur me avokat nga Anglia dhe Italia.

“Jemi të bindur një milion për qind në drejtësi dhe në pafajësinë tonë. Tashmë kemi nisur kontaktet edhe me disa avokatë të huaj”, deklaroi Valon Zymberi.Shfaq statistikat 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.