Kosova

Kapen medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit

Njësit e doganës kanë parandaluar kontrabandimin e medikamenteve në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë.

Oficerët doganor kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë për kontrollim detal.

Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit të klimatizimit të autobusit sasi të konsiderueshme të medikamenteve te fshehura, gjithashtu nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri të ndryshme si dhe dy trafo elektronike për shirita vrapues të fitnesit e që ishin te vendosura ne ulësen e pasme të autobusit.

Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore si dhe mallrat ilegale të gjetura janë konfiskuar.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.