Kosova

“Kapen” keq Haxhiu e Meta: “Ti nuk the asgjë”…

Debati në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin, ku të ftuar ishin publicist Baton Haxhiu dhe ish- deputeti i LDK -së, Bardhyl Meta, ka pasur përplasje dhe ngritje toni.

Derisa zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta kundërshtonte fuqishëm idenë e korrigjimit të kufijve, dhe duke e cilësuar këtë ide si ruse, dhe të implementuar nga Hashim Thaçi dhe Edi Rama, ka reaguar Baton Haxhiu, raporton gazeta Blic.

“Ti, nuk the asgjë”, i tha Haxhiu Bardhyl Metës.

Meta i LDK-së, insistoi duke thënë se është i bindur se ky plan i shkëmbimit të territoreve e zhbën shtetin e Kosovës.

Në anën tjetër, Haxhiu tha se ambasadori amerikan ishte ai i cili më 2010, dha urdhër që të ndërhyhet në veri, dhe kësisoj të kthehej veriu…

“Z. Haxhiu, po na tregoni histori”, ishte ndërhyeja e drejtorit të emisionit, Astrit Gashit.

“Nëse nuk doni histori, atëherë vazhdojeni ju…”, ishte përgjigja e Haxhiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.