Bota

Kaos në Gjermani: Shtetasi serb merr peng një autobus

Një shtetas serb dyshohet se e ka marrë peng një autobus i cili po udhëtonte nga Gjermania në Serbi.

Forcat e shumta speciale kanë zhvilluar një aksion të madh në autostradën A9 në Bayern midis fshatrave Hilpostein dhe Grending ku e kanë arrestuar edhe një shtetas serb.

Ngjarja është zhvilluar të martën mbrëma rreth orës 21:30.

Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për pengmarrje dhe nëse i dyshuari kishte pasur me vete një armë.

Por, sipas deklarimeve të policisë dëshmitarët kishin thënë se 30 vjeçari serb kishte armë me vete dhe se i kishte kërcënuar ata se do t’i vriste të gjithë.

Për ta vënë nën kontroll të dyshuarin policia kishte përdorur “mjete vërbuese”.

I dyshuari kishte sulmuar fizikisht pasagjerët duke mbetur kështu dy persona të lënduar, shkruan Focus.de përcjell Klankosova.tv

Shoferët e autobusit përkohësisht kishin ndalur sulmuesin, ndërsa ishin liruar pasagjerët tjerë.

Ndërsa më pas në autobus kishin mbetur vetëm pasagjeri e tre shoferët.

U vendos një ekip i Policisë për të negociuar dhe autostrada A 9 u mbyll në dy drejtimet. Pas negociatave u liruan edhe tre shoferët

Shfaq më shumë
//dooloust.net/4/3473483