Show Biz

Kanye West thotë se nuk e përkrahë më Donald Trump

Reperi i popullarizuar amerikan, Kanye West, ka hequr nga koka kapelën e tij MAGA (Make Amerika Great Again).

Ky ishte rrëfimi i tij në intervistën katër orëshe që ka bërë me revistën Forbes, e cila u botua të mërkurën.

Kanye që është kritikuar mjaft shumë për shkak të mbështetjes së tij për presidentin Donald Trump, ka thënë se e ka humbur tashmë besimin te kryekomandanti në fuqi.

Kanye West (Foto: Getty Images/Guliver)

“Mua më duket gjithçka një ngatërresë e madhe”, ka thënë West.

“Nuk më pëlqeu që ai u fsheh në bunker”, shtoi ai duke iu referuar raporteve në qershor ku Trump u zhvendos në një bunker për pak kohë pas protestave para Shtëpisë së Bardhë mbi padrejtësitë dhe brutalitetin e policisë.

I njëjti thotë se do të kandidojë për president, por që deri më tani nuk ka marrë ende asnjë hap konkret në këtë drejtim.

Ai theksoi për Forbes se kandidimi i tij nuk është një truk publicitar dhe se nuk e kishte problem nëse kandidimi i tij do t’i merrte vota të nominuarit të pritshëm të demokratëve.

Kanye West dhe Donald Trump (Foto: Getty Images/Guliver)

Një nga shkaqet që ai ende nuk ka hyrë në fushë me gjithë potencialin e tij, tregon West, është për faj të situatës së krijuar me coronavirus.

Babai i katër fëmijë tha më tej se virusin COVID-19 e kishte kaluar në shkurt me ethe e dushe të ngrohta.

Megjithatë, nuk u bë e qartë në intervistë nëse West është testuar ndonjëherë për virusin apo antitrupat.

Donald Trump dhe Kanye West (Foto: Getty Images/Guliver)

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483