SPORT

Kante e zbulon arsyen se përse e refuzoi PSG-në disa herë

Mesfushori francez është kërkuar vazhdimisht nga kampioni i Ligue 1, por preferoi të qëndrojë në Chelsea

N’Golo Kante e ka zbuluar arsyen që fshihet pas vendimit të tij për ta refuzuar Paris Saint-Germainin, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori francez insiston se ndihet i lumtur në Chelsea dhe se nuk e ka ndërmend të lëvizë prej aty.

PSG e kishte kërkuar në mënyrë konstante përfaqësuesin francez në vitet e fundit.

Madhe, sipas “Goal.com”, kampioni francez ishte i gatshëm ta bënte një ofertë të majme për mesfushorin në korrik të vitit 2018.

28 vjeçari kishte bërë paraqitje impresionuese në Botërorin e Rusisë dhe PSG-ja e donte atë në Parkun e Princave.

Mirëpo, Kante duket se dëshiron t’i mbetet besnik ekipit londinez.

Atë nuk e kanë tunduar asnjëherë spekulimet e vazhdueshme.

Në të kaluarën flitej për një transferim të tij në Real Madrid.