Kosova

Kandidati për deputet i VV’së propozon mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, ka propozuar mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Loshi ka thënë se në vend të akademisë, të hapet Qendra e ideve inovatore.

Shoqëria duhet të lëvizë përpara me projekte të dobishme. Çdo cent i buxhetit të shtetit të shfrytëzohet për nevojat reale të shoqërisë dhe jo të grupeve të interesit që nuk bëjnë asgjë për shoqërinë”, ka shkruar Loshi.

Qëndrimi rigjid i Serbisë për mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, në esencë do të thotë se Serbia nuk…

Posted by Liri Loshi on E premte, 26 Shkurt 2021